Wadephul: Keqardhje që ende nuk është miratuar reforma zgjedhore në Shqipëri - Gazeta Express
string(75) "wadephul-keqardhje-qe-ende-nuk-eshte-miratuar-reforma-zgjedhore-ne-shqiperi"

Wadephul: Keqardhje që ende nuk është miratuar reforma zgjedhore në Shqipëri

Gazeta Express

09/07/2020 18:00

Përfaqësuesi i CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman Johan Wadephul, është shprehur i keqardhur që kuvendi ende nuk e ka kodifikuar dhe kaluar në parlament marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore.

“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, në veçanti, deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”-shkruan politikani gjerman, duke kujtuar dhe njëherë se reforma zgjedhore mbetet një ndër kushtet për hapjen e negociatave me BE-në./Express

Lexo Edhe: