VV prezanton rezolutë për dialogun në Kuvend, kërkon që të mos diskutohet integriteti territorial - Gazeta Express
string(96) "vv-prezanton-rezolute-per-dialogun-ne-kuvend-kerkon-qe-te-mos-diskutohet-integriteti-territorial"

VV prezanton rezolutë për dialogun në Kuvend, kërkon që të mos diskutohet integriteti territorial

Gazeta Express

09/07/2020 11:31

Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur në Kuvend të Kosovës një projekt-rezolutë për dialogun, raporton Gazeta Express.

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, tha se rezoluta ka katër pika.

Lexo Edhe:

“Projektrezoluta ka katër pika: Pika 1: Kuvendi i Kosovës rithekson se karakteri unitar i Republikës së Kosovës është i paprekshëm dhe i pacenueshëm; Pika 2: Duke marrë parasysh faktet e konfirmuara lidhur me temën e trajtuar gjatë dialogimit të deritanishëm, atë të shkëmbimit të territoreve që janë në kundërshtim me obligimin Kushtetues për ruajtjen e Integritetit dhe Sovranitetit të Kosovës, Kuvendi i Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që në temën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në asnjë rrethanë e as nivel e format nuk mund të jenë çështje që lidhen me sovranitetin e vendit apo integritetin territorial, apo që synojnë krijimin e ndonjë pushtetit të tretë administrative; Pika 3: Kuvendi i Kosovës para çdo takimi në kuadër të dialogut me Serbinë duhet të miratojë platformën për dialog, që do të përfshijë parimet bazë në bazë të të cilave e do të zhvillohet dialogu dhe do të votohet me 2/3 e votave të deputetëve; Pika4: Kuvendi i Kosovës kërkon hapjen e rrugës për një proces zgjedhor të lirë e demokratik nga i cili do të dilte qeveri legjitime e do të kishte legjitimitetin e përfaqësimit të vendit në dialog me Serbinë”, ka thënë Selimi./Express/