VV-ja kërkon të diskutohet për zgjedhjet në Podujevë, Daka thotë se ato caktohen nga presidenti - Gazeta Express
string(91) "vv-kerkon-te-diskutohet-per-zgjedhjet-ne-podujeve-daka-thote-se-ato-caktohen-nga-presidenti"

VV-ja kërkon të diskutohet për zgjedhjet në Podujevë, Daka thotë se ato caktohen nga presidenti

Gazeta Express

28/05/2020 14:07

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që në rend të ditës të futet edhe diskutimi për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë, ta cilat u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit

Përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, kërkoi që të vendoset në rend dite diskutimi për zgjedhjet në Podujevë. Sipas tij, ka ardhur koha të flitet për zgjedhjet në Podujevë.

Lexo Edhe:

“Ka ardhur koha që të flasim rreth zgjedhjeve në Podujevë të shtyra muaj më parë. Ne jemi trup politik dhe çdo gjë këtu është politike dhe nuk e shih që ta vëmë në konotacion negativ”, tha ai.

Kurteshi tha se është gabim që zgjedhjet janë shtyrë për afat të pacaktuar.

“Sa i përket shtyrjes, ne kemi marrë një vendim të drejtë, mirëpo ne kemi bërë një lëshim që kemi shtyrë zgjedhje pa një datë të pacaktuar. Tash është një moment që i merr vendimet nga institucionet siç jemi ne, kurse caktimi i datës bëhet nga presidenca. Atëherë ne kemi marrë një vendim të drejtë por në afat të pacaktuar”, tha ai.

Kurse kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se ky institucion nuk cakton data të zgjedhjeve, por presidenca.

“Ne si KQZ nuk shpallim zgjedhje e as nuk i caktojmë ato, dihet e kujt është kjo kompetencë dhe e dimë që ato janë shtyrë për shkak të pandemisë. Ata që janë kompetentë besoj se do ta caktojnë datën e zgjedhjeve. Unë e qes në votim por nuk jemi ata që kërkojmë të shpallen zgjedhje”, tha Daka.

Ndërsa, Sami Hamiti nga LDK-ja tha se nuk është e arsyeshme që të bëhet ky diskutim kur nuk është në kompetencë të saj, raporton Ekonomia Online.

KQZ-ja do të diskutojë këto pika:

2. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim: – Shqyrtimi i raportit për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike; – Shqyrtimi i raportit për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike; – Shqyrtimi i raportit për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit; – Shqyrtimi i kërkesës së partisë politike Lëvizja për Bashkim (LB) për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit Zgjedhor; 3. Këshilli për Çështje Ligjore: – Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarës së Kuvendit Komunal në Klinë; 4. Themelimi i Komitetit të Audititmit të Brendshëm; 5. Të ndryshme