VV e LDK në Kuvend, ambasadorët nuk duken askund - Gazeta Express
string(47) "vv-e-ldk-ne-kuvend-ambasadoret-nuk-duken-askund"

VV e LDK në Kuvend, ambasadorët nuk duken askund

Gazeta Express

28/01/2020 17:21

Që 20 minuta ishte paraparë që në Kuvend të Kosovës të fillonte takimi i LV-së dhe LDK-së me ambasadorët e QUINT’it në vend dhe përfaqësuesen e zyrës së BE-së, raporton Gazeta Express.

Mirëpo, deri më tani, përveç zyrtarëve të lartë të të dy partive, në Kuvend nuk ka arritur asnjë prej ambasadorëve, ndërsa takimi në mes të dy partive tashmë ka nisur, raporton T7.

Lexo Edhe:

Madje, nga ambasada gjermane në Prishtinë dhe zyra e BE-së kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për takimin e sotëm.

Pavarësisht kësaj, para se të hynte në takim, nënkryetari i LV-së, Besnik Bislimi u shpreh i bindur se do të shkojnë ambasadorët./GazetaExpress/