Klubi i Basketbollit, Trepça ka ndryshuar kryesi duke ja drejtuar atë këngëtarit, tashmë të shndërrur në afarist, Vullenet Sefaja
Dorëzimi i detyrës të Sefaja është bërë në një restorant në Mitrovicë e ku detyra i është dorëzuar Këshillit të Ri iniciues për riorganizimin e Klubit Basketbollistik Trepça.
“Kryetari i deritanishëm Shaban Myftari njoftoi për tërheqjen nga posti pas shumë viteve për arsye moshore. Sekretari Kemajl Muja, drejtori Besim Braha, drejtori sportiv Naim Hajrizi hapin rrugë për angazhimin e energjive të reja në klub”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim që ka bërë KB Trepça në faqen e tyre.
“Klubi inicues i përbërë nga Vullnet Sefaja, Lindrit Misini, Albert Shala, Edin Verbiqi do të angazhohen në riorganizimin e Klubit dhe mbajtjen e Kuvendit dhe Bordit të ri të KB Trepça”, thuhet në fund të saj. /GazetaExpress/