Vulin ofendon Malin e Zi: E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe - Gazeta Express
string(72) "vulin-ofendon-malin-e-zi-e-ardhmja-e-ish-serbeve-eshte-shqiperia-e-madhe"

Vulin ofendon Malin e Zi: E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 9:43

Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiq, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Lexo Edhe:

“Nëse Spajiq vërtet e mbështet rezolutën për Srebrenicën, ai duhet të mbështesë edhe deklaratën e Lidhjes së Prizrenit, për të cilin serbët janë komb gjenocidal, për të idetë e Lidhjes së Prizrenit janë Karta Evropiane”

“E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, tha Vulin.

Sipas Vulin, lufta diplomatike aktuale është për të përcaktuar nëse serbët janë komb gjenocidal ose jo.