Vuçiq vetë i katërti ka kërkuar leje që sot ta vizitojë Kosovën, MPJ thotë se nuk i lejojnë - Gazeta Express
string(90) "vuciq-vete-i-katerti-ka-kerkuar-leje-qe-sot-ta-vizitoje-kosoven-mpj-thote-se-nuk-i-lejojne"

Besnik Veliu

21/11/2020 11:14

Vuçiq vetë i katërti ka kërkuar leje që sot ta vizitojë Kosovën, MPJ thotë se nuk i lejojnë

Besnik Veliu

21/11/2020 11:14

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të enjten ka dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Lexo Edhe:

Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë konfirmuar për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.

Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit./Express/