Vuçiq shpërthen në propagandë: Prishtina po përgatit sulm dhe vrasje të serbëve në Veri - Gazeta Express
string(86) "vuciq-shperthen-ne-propagande-prishtina-po-pergatit-sulm-ne-veri-dhe-vrasje-te-serbeve"

Vuçiq shpërthen në propagandë: Prishtina po përgatit sulm dhe vrasje të serbëve në Veri

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 12:30

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka vazhduar të enjten me propagandë që Kosova kinse “është duke përgatitur për sulm në Veri për vrasjen e serbëve”.

“I paralajmëroj të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq, duke mos ofruar as një fakt.

Lexo Edhe:

Presidenti i Serbisë ka thënë se në mediat ndërkombëtare është raportuar që “Serbia është duke e sulmuar diku dikë”, raporton nova, transmeton Express.

Thotë se Serbia s’e ka sulmuar askë e as nuk ka kërkuar ndihmë nga Federata Ruse.

Deklaratat e Vuçiqit vinë një javë para takimit në Bruksel që do ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. /Express.