Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në seancën e Këshillit të Sigurimit ku po diskutohet raporti periodik i radhës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së për situatën në Kosovë ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke thënë se “Prishtina po refuzon ta zbatojë zotimin më të rëndësishëm në dialog”.
“Ky zotim konsiston në zbatimin e Asociacionit siç është dakorduar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, si mekanizëm për mbrojtjen e të drejatave kolektive dhe individuale dhe si bazë për procesin e normalizimin të plotë” ka thënë Vuçiq.
Sipas tij insistimi i Serbisë për krijimin e Asociacionit nuk paragjykon statusin e Kosovës.
“Nëse Asociacioni do të krijohej para 11 vjetësh, jam i sigurt se do të krijonte kushtet për dialog të vërtetë dhe pajtim historik ndërmjet komuniteteve . Sidoqoftë ata që janë në pushtet në Prishtinë s’e duan këtë” ka thënë Presidenti serb.