Vuçiq: E informova Thaçin se një shtet e tërheq njohjen - Gazeta Express
string(54) "vuciq-e-informova-thacin-se-nje-shtet-e-terheq-njohjen"

Vuçiq: E informova Thaçin se një shtet e tërheq njohjen

Gazeta Express

04/03/2020 11:48

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë takimit në Uashington me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, nuk kanë biseduar për asgjë të veçantë, për linjën ajrore, projektet e infrastrukturës

Kreu i shtetit serb për Tv Pink ka thënë se e ka informuar Thaçin edhe për çnjohjen e djeshme nga Sierra Leone.

Lexo Edhe:

“I thashë Thaçit që nesër ta pres një tërheqje të re të njohjes, njësoj sikurse i njoftova edhe mediat në Serbi”, tha Vuçiq.

Presidenti serb thotë, gjithashtu, se “tërheqja e njohjeve të Kosovës është e mirë për vendin e tij por problemi nuk është zgjidhur”.

Për të njëjtin takim që e patën në Uashington por edhe tërë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, homologu kosovar i Vuçiqit, Hashim Thaçi, ka kërkuar seancë të Kuvendit.