Vuçiq bën drama një ditë para samitit: Do të luftojmë për vendin tonë, dorëzimi s’është opsion - Gazeta Express
string(91) "vuciq-ben-drama-nje-dite-para-samitit-do-te-luftojme-per-vendin-tone-dorezimi-seshte-opsion"

Instant

Gazeta Express

22/06/2022 23:56

Vuçiq bën drama një ditë para samitit: Do të luftojmë për vendin tonë, dorëzimi s’është opsion

Instant

Gazeta Express

22/06/2022 23:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë drama një ditë para samitit të BE-së, ku mund të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vuçiq tha se nesër është një ditë e vështirë për Serbinë, ndërsa u ka premtuar serbëve se do të luftojë për vendin e tyre.     

Ai shtoi se nuk do të dorëzohet.

““Ne kemi një ditë të vështirë përpara dhe e vetmja gjë që u premtoj njerëzve në Serbi është se do të luftojmë për vendin tonë. Dorëzimi nuk është opsion!”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.