Vrasja e 23-vjeçarit në vend të punës, çka dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë në Mitrovicë - Gazeta Express
string(94) "vrasja-e-23-vjecarit-ne-vend-te-punes-cka-dihet-deri-me-tani-per-ngjarjen-e-rende-ne-mitrovice"

Vrasja e 23-vjeçarit në vend të punës, çka dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë në Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

13/02/2021 8:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë. Në një piceri në këtë komunë ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar, punëtor i lokalit, derisa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gazeta Express sjell detajet, kush është viktima dhe çka dihet deri më tani për këtë rast.

Mehmet Kurti po raportohet se është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.

Lexo Edhe:

Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur rreth orës 22:20 minuta.

Deri më tani nuk dihet shumë për motivet dhe prapavijën e këtij rasti.

Detaje ka dhënë Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës për Gazetën Express.

“Rreth orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i policisë në këtë komunë, Avni Zahiti.

Mediat kanë raportuar se Mehmet Kurti  23 vjeçari u bë aksidentalisht viktimë pasi caku ishte diku tjetër.

Siç raportohet, dyshohet se dorasi kishte në shënjestër pronarin e një picerie, por plumbi goditi 23-vjeçarin.

Të ndjerin e kanë kujtuar miqtë e tij përmes rrjeteve sociale.

“Nuk mund ta besoj këtë që ka ndodhur Shok Vlla dhe qoftë i lehtë dhe u për ty”, ka shkruar njëri nga miqtë e tij./GazetaExpress/