Vritet një 23-vjeçar dhe plagosen tre persona në Mitrovicë - Gazeta Express
string(58) "vritet-nje-23-vjecar-dhe-plagosen-tre-persona-ne-mitrovice"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2021 23:48

Vritet një 23-vjeçar dhe plagosen tre persona në Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

12/02/2021 23:48

Një person ka vdekur dhe tre persona janë plagosur në Mitrovicë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.

Lexo Edhe:

Zahiti ka thënë se rreth orës 22:20, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë.  

Nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, derisa një tjetër 23-vjecar ka vdekur.

Më poshtë gjeni njoftimin e policisë:

Sonte  rreth  orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.