Voziste me 179 km/h në rrugë ku lejoheshin 80: Arrestohet shoferi nga Tetova, i konfiskohet “Mercedesi” - Gazeta Express
string(99) "voziste-me-179-km-h-ne-rruge-ku-lejoheshin-80-arrestohet-shoferi-nga-tetova-i-konfiskohet-mercedesi"

Maqedoni

Gazeta Express

13/07/2026 14:35

Voziste me 179 km/h në rrugë ku lejoheshin 80: Arrestohet shoferi nga Tetova, i konfiskohet “Mercedesi”

Maqedoni

Gazeta Express

13/07/2026 14:35

Një shofer nga Tetova është privuar nga liria pasi, me ndihmën e automjetit të posaçëm policor “interceptor”, është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 179 kilometrash në orë, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, më 12 korrik, në orën 19:35, në aksin rrugor Tetovë–Gostivar, para nyjës së Vrapçishtit, zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Sigurinë në Komunikacion e kanë matur shpejtësinë e automjetit me automjetin e posaçëm “interceptor”.

Me udhëzim të prokurorit publik, shoferi L.M. (27) nga Tetova është privuar nga liria, ndërsa automjeti i tipit “Mercedes”, me targa të Tetovës, është konfiskuar për procedurë të mëtejshme.

Ndaj tij do të ndërmerren masa përkatëse dhe do të përballet me sanksionet e parashikuara me ligj, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim sanksionimin e shoferëve të papërgjegjshëm dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Njëkohësisht, u bëhet apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement