Votat e diasporës për Pejën, ky është rezultati mes LDK'së e LVV'së - Gazeta Express
string(64) "votat-e-diaspores-per-pejen-ky-eshte-rezultati-mes-ldkse-e-lvvse"

Votat e diasporës për Pejën, ky është rezultati mes LDK’së e LVV’së

Lajme

Gazeta Express

24/10/2021 17:22

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar sot votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast, kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e LDK’së, Gazmend Muhaxheri ka marrë më së shumti vota, gjithsej 231.

Lexo Edhe:

Pas tij, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Agusholli, gjithsej 71.

Kandidati i AAK’së për kryetar, Rrustem Berisha ka marrë 55 vota.

Ndërsa, pa asnjë votë ka mbetur Kreshnik Husaj i PDU’së, Drena Podrimçaku i PB’së dhe Gavi Veselaj.

Kujtojmë që zgjedhjet e 17 tetorit në Pejë i ka fituar Gazmend Muhaxheri i LDK’së.

Ai ka arritur të siguroj 60,41 për qind apo 22 mijë e 778 vota.