Von der Leyen fanse e Dua Lipës, presidentja e fton atë, Michelin e Macronin në "Sunny Hill" - Gazeta Express
string(88) "von-der-leyen-fanse-e-dua-lipes-presidentja-e-fton-ate-michelin-e-macronin-ne-sunny-hill"

Von der Leyen fanse e Dua Lipës, presidentja e fton atë, Michelin e Macronin në “Sunny Hill”

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 10:49

Presidentja Vjosa Osmani gjatë realizimit të fotografisë bashkë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, i ka ftuar në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

“Shpresoj se do t’ju kemi në kohën kur në Kosovë po zhvillohet festivali Sunny Hill i cili po sjell një formacion të mrekullueshëm dhe gjithashtu ju z.President, jeni të ftuar të gjithë”.

Lexo Edhe:

Von der Leyen pastaj tha se bashkë me Osmanin janë fanse të së njëjtës këngëtare – Dua Lipës.

Këtu Osmani u ngut t’i tregojë emrin e artistes presidentit francez, duke i thënë se është nga Kosova.

“Dua Lipa, nga Kosova”, ishte sqarimi i saj për Macronin.