Vodhi makinë sapo doli nga burgu, u arratis në Tiranë me autobus, arrestohet pogradecari - Gazeta Express
string(86) "vodhi-makine-sapo-doli-nga-burgu-u-arratis-ne-tirane-me-autobus-arrestohet-pogradecari"

Vodhi makinë sapo doli nga burgu, u arratis në Tiranë me autobus, arrestohet pogradecari

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2024 21:03

Nuk zgjat më shumë se 24 liria e 35 vjeçarit Ardian Isufi, i liruar ditën e djeshme me amnisti nga burgu i Drenovës.

35 vjeçari i akuzuar për vjedhjen e një mjeti pak minuta pasi ka lënë qelitë është arrestuar nga policia e Tiranës rreth 19:30 sapo ka zbritur nga një fugon i linjës Korçë – Tiranë.

Lexo Edhe:

Nuk dihet fati i mjetit por ka shumë gjasa që ish i burgosuri për vjedhje ta ketë shitur në serviset e Pogradecit.

Burime thanë se pas arrestimit nga blutë e kryeqytetit këta të fundit po e sjellin në komisariatin e Korçës për ta marrë ne pyetje për ngjarjen e një ditë më parë.