string(67) "vlore-shperndante-kanabis-dhe-kokaine-ne-doza-arrestohet-17-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

10/06/2025 15:25

Vlorë/ Shpërndante kanabis dhe kokainë në doza, arrestohet 17-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

10/06/2025 15:25

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Bëhet me dije se adoleshenti merrej me shëprndarje të kokainës dhe kanabis në doza në këtë qytet.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Vlorë, në vijim të intensifikimit të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Si rezultat, nga këto shërbime u bë e mundur kapja në flagrancë e një shtetasi të mitur, 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 39 doza cannabis sativa dhe 18 doza kokainë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë u bë arrestimi i 17-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.