Presidenti Begaj, mesazh ngushëllimi pas humbjes së Leka Bungos: I shërbeu vendit me pasion, figurë e shquar e artit shqiptar - Gazeta Express
string(122) "presidenti-begaj-mesazh-ngushellimi-pas-humbjes-se-leka-bungos-i-sherbeu-vendit-me-pasion-figure-e-shquar-e-artit-shqiptar"

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2025 12:10

Presidenti Begaj, mesazh ngushëllimi pas humbjes së Leka Bungos: I shërbeu vendit me pasion, figurë e shquar e artit shqiptar

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2025 12:10

Presidenti Bajram Begaj, ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjarët e regjisorit dhe skenaristit të shquar Leka Bungo, pas ndarjes së tij nga jeta.

Në mesazh, Kreu i Shtetit shpreh dhimbjen për humbjen e një prej figurave më të dalluara të artit shqiptar:

“Mësova sot me dhembje ndarjen nga jeta të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo, një nga figurat më të shquara të skenës shqiptare, të cilin pata fatin ta njihja nga afër dhe jo vetëm përmes artit të tij.

Krijimtaria e tij e pasur do të mbetet e gjallë në kujtesën kulturore të vendit tonë. Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm në skenën e teatrit dhe artit shqiptar.”

Presidenti Begaj shton se “njeriu që, me pasionin, dinjitetin, si edhe humorin e tij të hollë i dha aq shumë Shqipërisë”, do të mbahet mend për trashëgiminë e pasur artistike që la pas.

Advertisement
Advertisement
Advertisement