Vlorë/ Grabitën dy persona dhe një pikë karburanti, vihen në pranga tre autorët - Gazeta Express
string(77) "vlore-grabiten-dy-persona-dhe-nje-pike-karburanti-vihen-ne-pranga-tre-autoret"

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2024 11:56

Vlorë/ Grabitën dy persona dhe një pikë karburanti, vihen në pranga tre autorët

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2024 11:56

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 16”, tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi kishin kryer dy vjedhje nën kërcënimin e një pistolete me silenciator.

Ata i kishin vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, dy shtetasve.

Lexo Edhe:

Më pas, u larguan në një pikë karburanti, dhe nën kërcenimin e kësaj arme imituese, kishin vjedhur xhiron ditore.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një thikë, 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.