Vllaznia dhe Apolonia barazojnë pa gola, zhgënjen sulmuesi Dilaver - Gazeta Express
string(65) "vllaznia-dhe-apolonia-barazojne-pa-gola-zhgenjen-sulmuesi-dilaver"

Vllaznia dhe Apolonia barazojnë pa gola, zhgënjen sulmuesi Dilaver

Gazeta Express

20/09/2020 20:24

Vllaznia dhe Apolonia ndahen në paqe në miqësoren e zhvilluar në Loro Boriçi.

Pavarsisht rasteve të shumta asnjë prej dy skuadrave të Superiores nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Lexo Edhe:

Dy trajnerët Brdaric dhe Kolela provuan shumë lojtarë të rinj por ndeshja nuk prodhoi gola.

Si Vllaznia edhe Apolonia në këtë ndeshje konfirmuan problemet që kanë në repartin e avancuar duke treguar mangësi përpara porte.

Nuk bindi aspak ndërkohë afrimi i fundit në sulm i Vllaznisë, Haris Dilaver i cili edhe pse u afrua me shumë bujë u zëvendësua nga trajneri Brdaric në mënyrë të çuditshme pas vetëm 35 minutash lojë. /SS/