Enver Hoxhaj godet Kurtin: Hesht për gjuhën shqipe, buzëqesh me Mickoskin - Gazeta Express
string(71) "enver-hoxhaj-godet-kurtin-hesht-per-gjuhen-shqipe-buzeqesh-me-mickoskin"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2026 23:27

Enver Hoxhaj godet Kurtin: Hesht për gjuhën shqipe, buzëqesh me Mickoskin

Lajme

Gazeta Express

05/06/2026 23:27

Kandidati për deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si, sipas tij, ka menaxhuar politikën e jashtme dhe raportet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Enver Hoxhaj tha se politika e jashtme është elementi kryesor që mbron shtetin dhe interesat e tij, por sipas tij, Kosova sot po përballet me një dobësim të pozicionit ndërkombëtar.

Ai vlerësoi se vendi ka një raport të dëmtuar me SHBA-të dhe tha se një nga prioritetet e PDK-së do të jetë rikthimi i partneritetit strategjik me aleatin kryesor të Kosovës.

Hoxhaj kritikoi gjithashtu qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj zhvillimeve rajonale, duke përmendur çështjet që lidhen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

”Si mundet një kryeministër të mos thotë asgjë për atë që po ndodh me gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, por të shkojë e të buzëqeshë në takime me Mickoskin”, tha Hoxhaj.

Duke folur për sektorin e energjisë, ai tha se qeveria ka refuzuar projekte të rëndësishme amerikane në fushën energjetike, duke e akuzuar Kurtin se po pengon pavarësinë energjetike të Kosovës.

”Është koha e fundit që të ndodhë ndryshimi i brendshëm politik. Shqetësimi ynë si PDK është më tronditës sepse Kurti nuk po i thotë jo vetëm këtij projekti amerikan të gazit të lëngshëm. Kurti i ka thënë gazit amerikan ‘jo’ edhe në vitin 2021 dhe 2022. Ai nuk dëshiron që Kosova të ketë pavarësi energjetike”, tha Hoxhaj, në RTV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement