Vjosa Osmani ia kërkoi dorëheqjen Valdete Dakës? - Gazeta Express
string(47) "vjosa-osmani-ia-kerkoi-doreheqjen-valdete-dakes"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2021 12:46

Vjosa Osmani ia kërkoi dorëheqjen Valdete Dakës?

Lajme

Gazeta Express

14/06/2021 12:46

Në një takim që ka ndodhur sot në presidencë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka kërkuar dorëheqjen kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës, shkruan Gazeta Express.

Mediat raportojnë se brenda takimit që u mbajt sot presidentja i ka kërkuar  Dakës dorëheqjen nga pozita udhëheqëse në KQZ.

Lexo Edhe:

Gazeta Express ka kontaktuar përmes telefonit Dakën dhe këshilltarin e Vjosa Osmanit, Bekim Kupinën.

Asnjëri nga ta nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës për të parë nëse ky informacion është i vërtetë.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar deri te ky vendim i presidencës.

Këtë vit Kosova do të ketë në vjeshtë zgjedhjet lokale, derisa, mbledhjet e fundit në KQZ ka një kohë që po përcillen me tensione në mes të Dakës dhe Vetëvendosjes./Express/