Vizita e Bajram Begajt në Bujanoc, Vuçiq: I mori të gjitha lejet për vizitën, personat me armë ishin tanët - Gazeta Express
string(103) "vizita-e-bajram-begajt-ne-bujanoc-vuciq-i-mori-te-gjitha-lejet-per-viziten-personat-me-arme-ishin-tanet"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 20:26

Vizita e Bajram Begajt në Bujanoc, Vuçiq: I mori të gjitha lejet për vizitën, personat me armë ishin tanët

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 20:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga Beogradi për të vizituar jugun e Serbisë.

“Ata kanë bërë kërkesën në mënyrë të rregullt dhe kanë marrë të gjitha lejet nga autoritetet serbe. Bëhet fjalë për presidentin e Shqipërisë, e jo për presidentin e diçkaje tjetër”, tha Vuçiq, raporton danas.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të agjencisë JUGpress nëse personat e armatosur me armë të gjata që siguruan qëndrimin e Begajt në Bujanoc ishin “tanët apo të tyret”, Vuçiq u përgjigj shkurt:“Tanët.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement