Viktima e zjarrit në Kantonin e Ticinos është personi i dyshuar për vrasjen e gruas një ditë më parë - Gazeta Express
string(100) "viktima-e-zjarrit-ne-kantonin-e-ticinos-eshte-personi-i-dyshuar-per-vrasjen-e-gruas-nje-dite-me-pare"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 20:53

Viktima e zjarrit në Kantonin e Ticinos është personi i dyshuar për vrasjen e gruas një ditë më parë

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 20:53

Të premten në mbrëmje, ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi, ku dhe janë gjetur mbetje njerëzore në rrënoja. Dyshohet se ka lidhje me vrasjen në Faido, të ndodhur një ditë më parë.

Një operacion policor pas raportimeve për të shtëna me armë në Leontica përfundoi me një shpërthim dhe një zjarr të madh të premten në mbrëmje, transmeton albinfo.ch. Tre zyrtarë policie u plagosën dhe ndihmësit e emergjencës gjetën mbetje njerëzore në rrënoja.

Të enjten, një grua 56-vjeçare u qëllua për vdekje në Faido gjatë qëndrimit të saj në rehabilitim. Sipas RSI, ish-burri i saj, i cili konsiderohet i dyshuar, besohet se ai ishte barrikaduar brenda shtëpisë në Leontica. Fillimisht ishte e paqartë nëse mbetjet njerëzore mund të lidhen me të dyshuarin. Në orët e pasdites së sotme Policia kantonale e Ticinos ka njoftuar se viktima e zjarrit është identifikuar dhe bëhet fjalë për personin në fjalë.

Kur policët kantonalë mbërritën në vendngjarje pak pas orës 19 të mbrëmjes të premten, një shpërthim ndodhi brenda ndërtesës. Tre zyrtarë policie pësuan lëndime të lehta. Shpërthimi shkaktoi një zjarr që shkatërroi plotësisht shtëpinë.

Shërbime të ndryshme emergjente u thirrën për të hetuar incidentin. Përveç policisë kantonale, departamentet e zjarrfikësve të Acquarossa dhe Biasca u dërguan për të shuar flakët. Gjithashtu në vendngjarje ishin shërbimet e shpëtimit nga disa lokalitete të tjera.

Për arsye sigurie, katër persona u evakuuan nga shtëpitë fqinje. Operacionet e kërkimit në rrënoja filluan gjatë natës. U zbuluan eksplozivë dhe mbetje njerëzore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement