Vit i jashtëzakonshëm për karatenë kosovare - Gazeta Express
string(43) "vit-i-jashtezakonshem-per-karatene-kosovare"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/01/2024 10:49

Vit i jashtëzakonshëm për karatenë kosovare

Sporte tjera

Gazeta Express

03/01/2024 10:49

Kosova edhe një herë u tregua e suksesshme në sportet individuale.

Krahas xhudos, e cila i ka bërë të zakonshme sukseset, një vit fantastik më 2023 e pati edhe karateja kosovare.

Karateistet më të mira të Kosovës u bënë bashkë për ta arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Budapest të Hungarisë, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, Kosova e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë.

Në finale të repesazhit, Kosova fitoi 2:0 ndaj Kazakistanit.

Këtë sukses historik e arritën karateistet Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu e Albulena Gërvalla. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement