Vinicius Jr shpërthen në lot gjatë konferencës për media, pasi pyetet për abuzim racor - Gazeta Express
string(85) "vinicius-jr-shperthen-ne-lot-gjate-konferences-per-media-pasi-pyetet-per-abuzim-racor"

Vinicius Jr shpërthen në lot gjatë konferencës për media, pasi pyetet për abuzim racor

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 22:30

Vinicius Junior nuk mundi t’i mbante lotët në konferencën e sotme për media pasi u pyet vazhdimisht për racizmin.

Ylli i Real Madridit doli para gazetarëve sot, në prag të ndeshjes miqësore që Brazili e luan nesër mbrëma ndaj Spanjës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për sulmuesin do të jetë kjo një ndeshje e veçantë pasi do të përfaqësoj shtetin e tij në një ndeshje kundër shtetit ku jeton që prej vitit 2018.

Megjithatë, Spanja nuk po del të jetë edhe shumë vend i përshtatshëm për të jetuar Vinicius, pasi atje ai po përballet shpeshherë me fyerje në baza racore.

Ai u pyet rreth kësaj vazhdimisht nga gazetarët sot, për çka edhe shpërtheu në lot.

23-vjeçari bërë thirrje për t’i dhënë fund “vuajtjeve për njerëzit me ngjyrë”, e pastaj mori edhe duartrokitje nga të pranishmit.

“Unë thjesht dua të luaj futboll, të bëj gjithçka për klubin tim dhe familjen time, të mos shoh kurrë njerëzit me ngjyrë që vuajnë, por është e vështirë të ec përpara… Më pëlqen gjithnjë e më pak të luaj. Nuk më ka shkuar kurrë në mendje [të largohem nga Spanja] sepse nëse largohem nga Spanja u jap racistëve pikërisht atë që duan. Unë do të qëndroj sepse në këtë mënyrë racistët mund të vazhdojnë të shohin fytyrën time gjithnjë e më shumë. Unë jam një lojtar i guximshëm, luaj për Real Madridin dhe ne fitojmë shumë tituj dhe kjo nuk u pëlqen shumë njerëzve…”, deklaroi Vinicius Junior. /Gazeta Express/