“Villa n’Lis”, 13-vjeçari që dha idenë për shtëpinë në pemë - Gazeta Express
string(55) "villa-nlis-13-vjecari-qe-dha-idene-per-shtepine-ne-peme"

“Villa n’Lis”, 13-vjeçari që dha idenë për shtëpinë në pemë

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 20:19

Fshati Rahovicë është një ndër vendet më të bukura që ka Ferizaj.

Gazetare: Aurora Sallahu

Lexo Edhe:

Këtë bukuri ia shtoi edhe një shtëpi në pemë, e cila u ndërtua para shtatë viteve.

Idenë për të e dha një fëmijë 6-vjeçar, Miran Xhemajli.

Inspirimin e gjeti duke parë filma gjerman. Madje, përmes këtyre të fundit e mësoi edhe gjuhën gjermane.

Si fëmija më i vogël në familje, nuk mundi t’i ndihmojë babait me punë fizike. Megjithatë, ai çdo ditë e vizitonte vendin për të parë ëndrrën e tij të bëhej realitet.

I gjithë procesi zgjati vetëm një muaj dhe “Villan’Lis” ishte e gatshme.

Ky fakt e bëri që t’i sjellë shumë vizitorë, jo vetëm familjes Xhemajli, por edhe fshatit.

Mirani, në këtë shtëpi-pemë, kalon kohë edhe më shokët e tij.

Ndryshe, shtëpia në pemë ofron rehati dhe një pamje të mahnitshme të Rahovicës.

Për të parë materialin e plotë, mund të klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.