Viktor Kovac në cilësinë e përzgjedhësit të Përfaqësueses A Femrat të Kosovës - Gazeta Express
string(77) "viktor-kovac-ne-cilesine-e-perzgjedhesit-te-perfaqesueses-a-femrat-te-kosoves"

Basketboll

Gazeta Express

18/04/2024 17:11

Viktor Kovac në cilësinë e përzgjedhësit të Përfaqësueses A Femrat të Kosovës

Basketboll

Gazeta Express

18/04/2024 17:11

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar në Nenin 31 të rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të emërojë trajnerin Viktor Kovac në cilësinë e përzgjedhësit të Përfaqësueses A Femrat të Kosovës.

Viktor Kovac është trajner nga Kroacia dhe me përvojë të madhe në kampionatin kroat, ndërsa ka qenë edhe përzgjedhës i Kombëtares së Kroacisë (F), kurse së fundi ai e ka udhëhequr KBF Bashkimin në stolisjen me titullin e kampionit për edicionin 2022/23 dhe 2023/24 në Superliga Femrat, si dhe triumfin në Kupë dhe Superkupë në dy edicionet e fundit.

Lexo Edhe:

Viktor Kovac do të udhëheq Përfaqësuesen A Femrat të Kosovës në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të organizohet në Prishtinë prej 25 deri më 30 qershor 2024.