Gruaja që u gjet e vdekur në autostradën "Arbër Xhaferi" është 23-vjeçe nga Ukraina - Gazeta Express
string(82) "viktima-qe-u-gjet-e-vdekur-ne-autostraden-arber-xhaferi-eshte-23-vjece-nga-ukraina"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2024 23:01

Gruaja që u gjet e vdekur në autostradën “Arbër Xhaferi” është 23-vjeçe nga Ukraina

Lajme

Gazeta Express

21/02/2024 23:01

Gazeta Express ka mësuar detaje të reja për gruan që u gjet sonte pa shenja jete në autostradën “Arbër Xhaferi”. Sipas burimeve të besueshme të Expressit, bëhet fjalë për një shtetase ukrainase (emër i njohur për redaksinë), e moshës 23-vjeçe.

Policia e ka konfirmuar se e reja u gjet e shtrirë në rrugë sonte rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë, km i 24-të.

Lexo Edhe:

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Më urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar në IML për obduksion.