VIDEO/ Pedagogia me Covid: Mjeku i familjes arrogant, i nisa sms edhe kryeminstrit, por më kot - Gazeta Express
string(90) "video-pedagogia-me-covid-mjeku-i-familjes-arrogant-i-nisa-sms-edhe-kryeminstrit-por-me-kot"

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2020 15:45

VIDEO/ Pedagogia me Covid: Mjeku i familjes arrogant, i nisa sms edhe kryeminstrit, por më kot

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2020 15:45

Pedagogia Ilirjana Kuçana e infektuar me Covid ka ngritur shqetësimin se është përballur me arrogancën e institucioneve mjeksore dhe indiferencën e mjekut të familjes.

Pedagogia Kuçana thotë se tamponin e ka kryer në privat, pasi shteti nuk është interesuar fare për gjendjen e saj.

Lexo Edhe:

Në një intervistë për Fax News pedagogia ka dalë e mbuluar me batanije dhe me maskë, ndërkohë që ka zbuluar edhe komunikimin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama. Ajo ka nxjerrë SMS-të që i ka dërguar kreut të qeverisë, ku ka marrë vetëm një përgjigej të telefonojë 0800 40 40.

Kuçana po ashtu shtoi se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga instancat shtetërore, dhe se konsultën me mjekët e ka bërë vetëm në mënyrë miqësore, pasi mjekja e familjes i është përgjigjur me arrogancë.

“Unë jam detyruar që ta bëj në mënyrë private tamponin. Pas disa ditësh pritje, gjendja ime është vështirësuar dhe jam detyruar që të bëj analizat dhe kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Jam shumë e zhgënjyër nga vendi im, jam shumë e zhgënjyer nga shteti im dhe nga që jam taksapaguese e këtij vendi, kur mjeku i familjes nuk vjen. Ne jemi vetë i 4 i sëmurë të gjithë me Covid-19.  Shteti nuk ka indinjuar për të na pyetur. Kam telefonuar mjeken e familjes dhe më është përgjigjur me arrogancë duke më thënë se kam shumë të tjerë dhe jam e lodhur. Përgjigja e kryeministrit është të telefonojë 0800.

Fatkeqësisht më duhet të them se sot një vit më parë për shkak të kësaj mjekësie, para një viti kam humbur mitrën dhe fëmijën tim dhe sot ndodhem sërish në shtratin e vdekjes. Falenderoj mjekët që i kam të njohur, të cilët na kanë ndihmuar në mënyrë miqësore dhe jo institucionale. Nuk kam pasur asnjë ndihëm nga asnjë instancë. Më vjen të ulëras. 

Bashkëshorti im pas një tensioni të ulët përfunduam në urgjencën e QSUT-së dhe dua ti them z. Brataj që të blejnë një aparat tensioni, sepse nuk gjenin dot aparat për ti matur tensionin. Kam marrë një mjekim 2 mijë euro për tension. Fatmirësisht kam pasur gjendjen ekonomike, por kam nevojë për një mjek. Uroj që këto instanca të kenë kujdes, tu shërbejne pacientëve dhe le të shpresoj se nuk është një hakmarrje politike karshi meje.”- tha Kuçana.