Vetëplagoset me armë zjarri në Prishtinë, policia i gjen pistoletë dhe marihuanë - Gazeta Express
string(79) "veteplagoset-me-arme-zjarri-ne-prishtine-policia-i-gjen-pistolete-dhe-marihuane"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 9:49

Vetëplagoset me armë zjarri në Prishtinë, policia i gjen pistoletë dhe marihuanë

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 9:49

Një person ka përfunduar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se është vetëplagosur nga pakujdesia me një armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 01:10, në Prishtinë.

Policia ka gjetur dhe konfiskuar nga i dyshuari një pistoletë me gjashtë fishekë, një predhë të shkrepur, si dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I  ARMËS DHE SUBSTANCAVE NARKOTIKE/Prishtinë / 11.07.2026 – 01:10. Viktima m/k ka pranuar tretman mjekësor në QKUK për shkak të dyshimit se nga pakujdesia është vetë-plagosur me armë zjarri pistoletë. Nga viktima  tani i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar arma-pistoletë me gjashtë copë fishekë një predhë e shkrepur dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e  llojit marihuanë. Njësitë relevante policore janë marr me rastin, në konsultim  me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement