Vetaksident në Istog: Vetura godet shtyllën elektrike, një i lënduar - Gazeta Express
string(66) "vetaksident-ne-istog-vetura-godet-shtyllen-elektrike-nje-i-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 12:44

Vetaksident në Istog: Vetura godet shtyllën elektrike, një i lënduar

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 12:44

Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Gurrakoc të Istog.

Një person ka pësuar lëndime, kur ai me veturën e tipit Mercedes e ka goditur një shtyllë elektrike.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 11:20 policia ka pranuar informatën se në fshatin Gurrakoc ka ndodhur një vetaksident. Një veturë e ka goditur shtyllën elektrike, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Është dërguar për trajtim në Emergjencë”, deklaroi Gashi.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur policia bashkë me hetuesit e aksidenteve të cilët po e hetojnë rastin”, shtoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement