Kryhet një bastisje në Burgun e Dubravës, SHKK thotë se parandaluan futjen e një sasie droge dhe 6 telefonave mobilë - Gazeta Express
string(87) "shkk-parandalon-futjen-e-sendeve-te-kunderligjshme-ne-qendren-korrektuese-te-dubraves-2"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 12:50

Kryhet një bastisje në Burgun e Dubravës, SHKK thotë se parandaluan futjen e një sasie droge dhe 6 telefonave mobilë

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 12:50

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në institucion.

Aksioni është realizuar pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese (NJIK), e cila, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë, ka zhvilluar një bastisje të planifikuar, e cila ka rezultuar e suksesshme.

Gjatë bastisjes, zyrtarët korrektues gjetën dhe sekuestruan gjashtë telefona mobilë dhe rreth 480 gram substancë të dyshuar, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale dhe ka sekuestruar materialet e gjetura, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar hetimet e brendshme.

Pamje:

Advertisement
Advertisement
Advertisement