Verstappen triumfon në garën e Azerbajxhanit - Gazeta Express
string(44) "verstappen-triumfon-ne-garen-e-azerbajxhanit"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/06/2022 15:04

Verstappen triumfon në garën e Azerbajxhanit

Sporte tjera

Gazeta Express

12/06/2022 15:04

Max Verstappen e ka fituar garën për shpërblimin e madh të Azerbajxhanit në Formula 1.

Ngasësi i Red Bullit e la prapa shokun e tij të skuadrës, Sergio Perez në garën Azerbaijan Grand Prix, e cila u mbajt sot në Baku, shkruan “Gazeta Express”.

Holandezi e kaloi shokun e skuadrës në xhiron e 15-të dhe fitorja e Red Bullit u bë më e lehtë kur ngasësi i Ferrarit, Charles Leclerc u detyrua ta linte garën para kohe.

Në podium përfundoi edhe ngasësi i Mercedesit, George Russell, kurse shoku i tij i skuadrës, shtatë herë kampioni botëror, Lewis Hamilton u desh të kënaqej me vendin e katërt.

Në Top 10 përfunduan edhe Pierre Gasly nga Scuderia, ish-kampioni botëror, Sebastian Vettel nga Aston Martin, ish-kampioni tjetër botëror, Fernando Alonso nga BWT Alpine, Daniel Ricciardo nga McLaren dhe Landro Norris, po ashtu nga McLaren.

Ndërkohë, Ferrari e pati një ditë dizasër pasi Charles Leclerc e Carlos Sainz e mbyllën garën para kohe. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement