“Verstappen mund ta ndalojë Hamiltonin të barazojë rekordet e Schumacher” - Gazeta Express
string(71) "verstappen-mund-ta-ndaloje-hamiltonin-te-barazoje-rekordet-e-schumacher"

“Verstappen mund ta ndalojë Hamiltonin të barazojë rekordet e Schumacher”

Gazeta Express

04/04/2020 14:17

Ashtu si cdo gjë tjetër, edhe Formula 1 është prekur nga COVID-19.

Ish-kampioni i botës në Formula 1, piloti gjerman, Nico Rosberg, ka folur sot për situatën e krijuar në këtë sport për shkak të koronavirus, pasi vazhdon të mos nisë ende botërori dhe nuk dihet kur, duke parë gjendjen në botë.

Lexo Edhe:

Raportohet se gjasat janë që të zhvillohet një botëror i reduktuar në 14-16 gara nga 21 që ishin planifikuar.

Sipas ish-kampionit të botës, nëse ndodh diçka e tillë, mund të përfitojë Max Verstappen.

Rosberg mendon se me kampionatin e reduktuar, është mundësi e mirë që Verstappen me Red Bullin të shpallet kampion bote, duke mposhtur Lewis Hamiltonin që vitet e fundit, po vazhdon të ndjekë rekord pas rekordi të legjendës Michael Schumacher.

“Në një kampionat me pak gara Max mund të jetë një kampion bote. Në këtë sport fati është një faktor i rëndësishëm dhe Red Bull ka shumë shanse të rivalizojë me Hamilton dhe Mercedes. Është pilot që mund të vërë në krizë Lewis, që kërkon të barazojë rekordet e Schumacher”, tha Rosberg.

Ashtu si çdo garë në futboll, edhe Formula 1 nuk dihet kur do të nisë, për shkak të COVID-19 që po merr mijëra jetë çdo ditë. /Gazeta Express/