“Vendimi më i vështirë në jetë” - Legjenda e boksit Pacquiao pensionohet për t’u përqendruar në politikë - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

29/09/2021 9:42

“Vendimi më i vështirë në jetë” – Legjenda e boksit Pacquiao pensionohet për t’u përqendruar në politikë

Sporte tjera

Gazeta Express

29/09/2021 9:42

Legjenda e boksit Manny Pacquiao e ka njoftuar pensionimi nga sporti për t’u përqendruar në karrierën si politikan.

Kampioni i botës në divizione të shumta, i cili është senator në vendin e vet Filipine, kohë më parë njoftoi se qëllimi i tij është të kandidojë për president të vendit në zgjedhjet e vitit 2022, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lufta e fundit e 42-vjeçarit ishte një disfatë ndaj Yordenis Ugas në Las Vegas muajin e kaluar.

“Sapo e dëgjova kambanën e fundit. Boksi mori fund”, tha Pacquiao.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Pacquiao e përshkroi pensionimin si vendimin më të vështirë në jetë, duke shtuar se boksi i kishte dhënë mundësi ta luftonte varfërinë dhe guximin për të ndryshuar shumë jetë.

“Kurrë nuk do ta harroj atë që e kam bërë dhe që e kam arritur në jetë”, shtoi ai.