Vendimi i Zelenskyyt/ 50 vjet ndalesë për të hyrë në Ukrainë për katër ish-sportistë rusë - Gazeta Express
string(88) "vendimi-i-zelenskyyt-50-vjet-ndalese-per-te-hyre-ne-ukraine-per-kater-ish-sportiste-ruse"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/03/2023 8:23

Vendimi i Zelenskyyt/ 50 vjet ndalesë për të hyrë në Ukrainë për katër ish-sportistë rusë

Sporte tjera

Gazeta Express

01/03/2023 8:23

Katër ish-sportistë të njohur rusë nuk do të mund të futen në territorin e Ukrainës me gjasë deri në fund të jetës së tyre.

Më saktësisht, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka vendosur që t’ua ndalojë hyrjen në shtetin e tij katër anëtarëve aktualë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. (KON)

Lexo Edhe:

Njëri prej tyre është Shamil Tarpischev, ish-tenist i njohur dhe president aktual i Federatës Ruse të Tenisit, shkruan “Gazeta Express”.

Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy and President of the International Olympic Committee Thomas Bach attend a joint news briefing, as Russia’s attack on Ukraine continues, during a parliament session in Kyiv, Ukraine July 3, 2022. Ukrainian Presidential Press Service/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS – THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.

I njëjti “fat” e pret edhe ish-atleten Jelena Isinbajeva, dikur kampione e botës dhe olimpike në garën e hedhjes me shkop.

Të dy këta janë anëtarë të Bordit të KON-it.

E dy personat e tjerë janë, ish-atleti Vitali Smirnov dhe ish-notari dhe kampioni i dikurshëm olimpik, Aleksander Popov.

Këta persona janë konsideruar si “non-grata” në Ukrainë përmes një dekreti të nënshkruar nga presidenti Zelenskyy, ndërsa iu kanë hequr edhe krejt benefitet që i kishin nga Ukraina. /Gazeta Express/