Vëllezërit Beqiraj "çuan" policinë drejt bazës së armëve në Tiranë - Gazeta Express
string(64) "vellezerit-beqiraj-cuan-policine-drejt-bazes-se-armeve-ne-tirane"

Vëllezërit Beqiraj “çuan” policinë drejt bazës së armëve në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 16:30

Baza e armëve në Tiranë është zbuluar nga zbërthimi i telefonave të vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj, dhe të personave të tjerë të arrestuar.

Kanë qenë komunikimet në telefonin e njërit prej vëllezërve që kanë çuar policinë në gjurmët e bazës ushtarake.

Lexo Edhe:

Policia e ka zbuluar bazën prej dy ditësh, por është pritur për të kapur personat e përfshirë. Dyshohet se baza përdorej për aktivitete kriminale.

Dëshmitë e dy vëllezërve nxorën në dritë një tjetër rrjet për kryerjen e krimeve me pagesë në Shqipëri. Si pasojë janë hapur dosje të vjetra, si vrasja gabimisht e Erion Çelës në Don Bosko në 4 janar të këtij viti dhe ajo e Arben Manecit në Sukth në maj.

Pas rrëfimeve tronditëse u zbulua edhe baza e armëve në një bllok pallatesh, mes shkurreve, në zonën e 5 Majit. Armët ishin të futura nëpër thasë dhe të vendosura pranë një grope të mbuluar me shkurre në afërsi të bllokut të pallateve. Nuk ka ende persona të arrestuar. Po punohet për të identifikuar përdoruesit.

/Gazeta Express