Vëllaznimi mposht Istogun dhe rikthehet në vendin e pestë - Gazeta Express
string(57) "vellaznimi-mposht-istogun-dhe-rikthehet-ne-vendin-e-peste"

Sport

Gazeta Express

24/03/2024 21:15

Vëllaznimi mposht Istogun dhe rikthehet në vendin e pestë

Sport

Gazeta Express

24/03/2024 21:15

Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Istogut me rezultat 97:68 (23:13, 23:14, 26:23, 25:18), në javën e 27-të të Prince Caffe Superligës, duke u rikthyer në vendin e pestë.

Ashtu si ishte pritur, kuqezinjtë ishin më shumë të motivuar dhe para publikut vendas u rikthyen te fitorja, ku ishin më të mirë nga fillimi se istogasit për të triumfuar me rezultat 97:68.

Lexo Edhe:

Daniel Lekndreaj ishte më i miri te vendasit me 31 pikë, 17 kërcime e pesë asistime, derisa Donat Rexhepi shënoi 20 pikë për mysafirët.

Vëllaznimi ka 12 fitore e 15 humbje, kurse Istogu një fitore e 26 humbje. /Gazeta Express/