Vëllaznimi fiton ngushtë ndaj Sigal Prishtinës, e barazon serinë çerekfinale - Gazeta Express
string(75) "vellaznimi-fiton-ngushte-ndaj-sigal-prishtines-e-barazon-serine-cerekfinale"

Vëllaznimi fiton ngushtë ndaj Sigal Prishtinës, e barazon serinë çerekfinale

Basketboll

Gazeta Express

09/04/2024 23:42

Vëllaznimi ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë çerekfinale të play-offit ndaj Sigal Prishtinës.

Gjakovarët triumfuan shumë ngushtë 66:65 ndaj kryeqytetasve në palestrën “Shani Nushi”.

Lexo Edhe:

Pjesa e parë i takoi mysafirëve, të cilët e lëshuan epërsinë në pjesën e dytë, shkruan Gazeta Express.

MVP i ndeshjes u shpall Jordan Dallas me 19 pikë e 10 kërcime.

Dueli final zhvillohet në Prishtinë dhe fituesi kualifikohet në gjysmëfinale. /Gazeta Express/