Aksidenti në fshatin Mrasor, Spitali i Gjakovës: 10 persona janë pranuar në Emergjencë, 2 janë transferuar në QKUK - Gazeta Express
string(111) "aksidenti-ne-fshatin-mrasor-spitali-i-gjakoves-10-persona-jane-pranuar-ne-emergjence-2-jane-transferuar-ne-qkuk"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 21:42

Aksidenti në fshatin Mrasor, Spitali i Gjakovës: 10 persona janë pranuar në Emergjencë, 2 janë transferuar në QKUK

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 21:42

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës, ka dalë me njoftim në lidhje me me aksidentin që ndodhi në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.

Spitali ka treguar se kanë pranuar fillimisht 10 persona për ekzamenim mjekësor.

Prej tyre 2 janë transferuar në QKUK, 5 janë pranuar Repartin e Ortopedisë, në në Repartin e Kirurgjisë, 1 në repartin e Gjinekologjisë ( paciente shtatzëne) dhe një është liruar për trajtim në shtëpi

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 19:10, në Repartin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës janë pranuar 10 persona të lënduar nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur në fshatin Mrasor.

Pas ekzaminimit dhe trajtimit fillestar, pacientët janë sistemuar si vijon:

* Gjithsej të pranuar në Repartin e Emergjencës: 10 persona

* Të transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë: 2 pacientë

* Të pranuar në Repartin e Ortopedisë: 5 pacientë

* Të pranuar në Repartin e Kirurgjisë: 1 pacient

* E pranuar në Repartin e Gjinekologjisë (paciente shtatzënë): 1 paciente

* Të liruar për trajtim në shtëpi: 1 pacient

Të gjithë pacientët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë trajtuar në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement