Rafael Leao tani po e shqyrton qëndrimin te Milani, s’po i pëlqejnë ofertat - Gazeta Express
string(73) "rafael-leao-tani-po-e-shqyrton-qendrimin-te-milani-spo-i-pelqejne-ofertat"

Futboll

Gazeta Express

03/08/2026 21:40

Rafael Leao tani po e shqyrton qëndrimin te Milani, s’po i pëlqejnë ofertat

Futboll

Gazeta Express

03/08/2026 21:40

Raportimet nga Italia sugjerojnë se Rafael Leao ka ndryshuar qëndrim për të ardhmen e tij dhe tani nuk është më aq i bindur për t’u larguar nga Milani, pasi nuk është i impresionuar nga opsionet që i janë paraqitur, si Fenerbahçe, Galatasaray dhe Besiktas.

Në fund të sezonit të kaluar, gjithçka dukej e qartë. Vetë futbollisti kishte lënë të kuptohej në disa raste se cikli i tij te Milani kishte përfunduar.

Edhe drejtuesit e klubit nuk kishin ndërmend t’ia zgjatnin kontratën aktuale, e cila skadon në qershor të vitit 2028, ndaj një largim gjatë kësaj vere dukej pothuajse i pashmangshëm.

Megjithatë, ofertat e shumëpritura nga klubet e Premierligës dhe La Ligës nuk mbërritën kurrë, ndërsa portugezi nuk është bindur as nga mundësia për të vazhduar karrierën në Superligën turke.

Për më tepër, Milani nuk ka ndërmend ta lërë të largohet për më pak se 50 milionë euro, plus bonuse, dhe nuk pranon formula huazimi me opsion apo detyrim blerjeje.

Leao tashmë i është bashkuar fazës përgatitore me trajnerin e ri Ruben Amorim dhe, sipas “Sky Sport Italia”, “Calciomercato” dhe mediave të tjera italiane, ai po e shijon atmosferën e krijuar nga stafi i ri teknik.

Anësori portugez është parë i buzëqeshur gjatë seancave stërvitore në Australi, çka ka shtuar bindjen se ai mund të rishqyrtojë vendimin për t’u larguar nga “San Siro”.

Sipas raportimeve, ndikim në këtë ndryshim qëndrimi ka pasur edhe bashkëkombësi i tij, sulmuesi Gonçalo Ramos, i cili po luan një rol pozitiv në proces./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement