Vdes një 71-vjeçar në aksident trafiku në Lipjan - Gazeta Express
string(48) "vdes-nje-71-vjecar-ne-aksident-trafiku-ne-lipjan"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 23:24

Vdes një 71-vjeçar në aksident trafiku në Lipjan

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 23:24

Nga një aksident mes veturës dhe kamionit në Lipjan, ka vdekur një 71-vjeçar.

Vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje për 48-orë, tha për Gazetën Express, Agron Borovci zëdhënës në policinë e Prishtinës.

Lexo Edhe:

Konfirmimi i plotë:

Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71 vjeç, ka humbur jetën.

Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.