Vdes një 44 vjeçar nga pickimi i rriqrave, T7 raporton nga Malisheva - Gazeta Express
string(67) "vdes-nje-44-vjecar-nga-pickimi-i-rriqrave-t7-raporton-nga-malisheva"

Gazeta Express

06/07/2020 21:07

Vdes një 44 vjeçar nga pickimi i rriqrave, T7 raporton nga Malisheva

Gazeta Express

06/07/2020 21:07

Në fushat e këtij fshati kulloste bagëtinë. Por, një 44 vjeçar nga Bubla e Suharekës ditë më parë u pickua nga rriqrat.

Një pickim i tillë atij i shkaktoi ethe hemorragjik, të cilave edhe nuk mundi të ju mbijetoj.

Lexo Edhe:

Për këtë rast të vdekjes, janë njoftuar edhe drejtoria e Shëndetësisë në Malishevë.

Ndërkohë, kjo është vdekja e parë nga ethet hemorragjike në gjashtë vitet e fundit në Malishevë.

Por, pickimet nga rriqrat në këtë rajon nuk janë gjë e pazakontë.

Ai tregon që kishte tentuar ta largonte vet, por që për siguri kishte shkuar në qendrën familjare të qytetit.

Ndërsa, edhe një qytetar tjetër tregon përvojën e tij me rriqrat.

E për kujdes nga pickimi i tyre, po thërret një qytetar.

Se ka numër të madh të rasteve e konfirmon edhe Liridon Hoti, që është drejtor i Shëndetësisë në Malishevë.

Viti më tragjik për Malishevën sa i përket pickimit të rriqrave ishte viti 2013.

Gjatë këtij viti si pasoj e etheve hemoragjike të njohura si krime kongo, patën vdekur 11 persona për derisa 5200 qytetar kishin kërkuar ndihëm pas pickimit nga rriqrat.