Vdes nga kanceri politikania socialiste greke, Fofi Gennimata - Gazeta Express
string(60) "vdes-nga-kanceri-politikania-socialiste-greke-fofi-gennimata"

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 10:58

Vdes nga kanceri politikania socialiste greke, Fofi Gennimata

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 10:58

Fofi Gennimata, kryetare e partisë socialiste greke në opozitë, “Lëvizja për Ndryshim”, vdiq të hënën pas një beteje të gjatë me kancerin.

Për vdekjen e politikanes, e cila muajin e ardhshëm do t’i mbushte 57 vjet, njoftoi spitali “Evangelismos”, ku e ndjera ishte duke marrë trajtim nga 12 tetori, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kryeministri Kryiakos Mitsotakis ka thënë se është i tmerruar nga lajmi për vdekjen e Gennimatas dhe e mërkura është shpallur ditë zie, njoftoi zyra e tij. Pikërisht të mërkurën do të varroset Gennimata.

Mitsotakis, i cili të hënën arriti në Arabinë Saudite për një vizitë dyditore, do ta ndryshojë agjendën për t’u kthyer në Greqi të martën në mbrëmje, thuhet në njoftim. Vizita e tij e planifikuar në disa ishuj grekë për të mërkurën dhe të enjten është anuluar.

“Fofi ishte një luftëtare që luftoi kundër problemeve shëndetësore me dinjitet. Ajo u bë simbol i guximit për të gjitha gratë, për të gjithë burrat, që sprovohen rëndë nga sëmundja serioze”, thuhet në deklaratën e kryeministrit grek.

Gennimata fillimisht ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2008. Shumë politikanë vendës shprehën ngushëllime për vdekjen e koleges së tyre, e cila bëri paraqitje në publik deri pak para se të shkonte në spital.