Vdes ish-senatori Joe Liberman mbështetës i moçëm i Kosovës në SHBA - Gazeta Express
string(67) "vdes-ish-senatori-joe-liberman-mbeshtetes-i-mocem-i-kosoves-ne-shba"

Vdes ish-senatori Joe Liberman mbështetës i moçëm i Kosovës në SHBA

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 23:46

Ish-senatori Joseph I. Lieberman ka vdekur, ka njoftuar familja e tij në një deklaratë të mërkurën. Ai ishte 82 vjeç.

Ai kishte qenë një mbështetës i Kosovës që nga shekulli i kaluar.

Lexo Edhe:

Lieberman vdiq të mërkurën pasdite në Nju Jork. Ai kishte pësuar komplikime pas një rrëzimi, tha familja e tij në deklaratë.

“Dashuria e Senatorit Lieberman për Zotin, familjen e tij dhe Amerikën vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij të shërbimit në interes të publikut,” tha familja e tij, ka raportuar NBC News.

Në vitin 1998, senatori Lieberman ishte një avokat i zëshëm i ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së për të ndaluar masakrat ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ai iu bashkua senatorit John McCain në sponsorizimin e një rezolute që autorizonte përdorimin e forcës kundër diktatorit serb Slobodan Millosovic, e cila u ndërmor me sukses nga ushtritë e SHBA-së dhe NATO-s.

Ndër të tjera,më 29 mars 2007, Senatori Lieberman prezantoi rezolutë me të cilën kërkohej që Shtetet e Bashkuara të mbështesin pavarësinë e Kosovës. Aty thuhej që “nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk miraton një rezolutë që mbështet propozimin e Ahtisaarit në kohën e duhur, Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera në unison duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës”. /Gazeta Express