Pamela Salem ka vdekur në moshën 80 vjeçare. Homazhe për të janë bërë nga kolegët derisa ajo është e njohur për rolin e saj në filmin e James Bond “Never Say Never” dhe pastaj me EastEnders
Pamela Salem, e cila më së shumti u bë e njohur me rolin e saj në filmin e James Bond “Never Say Never Again”, ka ndërruar jetë sot në moshën 80 vjeçare.
Vdekja e aktores është lajmëruar të mërkurën por homazhet dhe ngushëllimet kanë filluar sot kur është bërë e njohur për publikun vdekja e saj. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik.
Pamela luajti rolin e MIss Moneypenny në serinë e filmave të James Bond, Never Say Never Again, gjatë kohës kur në këtë film shkëlqente aktori i njohur Sean Connery.
Ajo pati edhe suksese të tjera me rolet e saj në film si me Doctor Who, EastEnders dhe serialin amerikan për burgun “The West Wing”.
Big Finish, një produksion që prodhon libra audio shkencoro fantastik dhe drama, lajmëroi për vdekjen e Pamelas dhe për homazhet në emër të saj. /GazetaExpress/