Vdes aktorja e madhe Leze Qena - Gazeta Express
string(30) "vdes-aktorja-e-madhe-leze-qena"

Vdes aktorja e madhe Leze Qena

Gazeta Express

25/03/2020 10:59

Është ndarë nga jeta aktorja Leze Qena.

Është shuar ikona e aktrimit kosovar, Leze Qena, në moshën 85 vjecare, mëngjesin e sotëm.

Lexo Edhe:

Ajo ka vdekur vetëm pak minuta më parë në Mjekimin Intenziv në QKUK.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shefi i Intenzivës në QKUKU, Shaqir Uka.

Ai ka treguar se aktorja është shtruar në spital 20 ditë më parë.

“Është pranuar në mjekimin Intensiv me 6 mars. Për shkak të një problemi që e ka pasur në regjionin e barkut, ne ia kemi bërë një intervenim kirurgjik. Pacientja ka ndërruar jetë sot në orën 09:50”, ka thënë Uka.

Aktorja ishte pjesë e  shumë filmave, serialeve vendore dhe përtej saj. Së fundi ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija”./Gazeta Express