Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Shtime, arrestohet një person - Gazeta Express
string(68) "vdekja-e-punetorit-ne-vendin-e-punes-ne-shtime-arrestohet-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 9:58

Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Shtime, arrestohet një person

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 9:58

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një personi në vendin e punës në Shtime.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, viktima ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani, kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Lidhur me këtë rast një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Raporti i plotë:

ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Rr. Industria, Shtime 15.04.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Lidhur me rastin një person mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Advertisement
Advertisement
Advertisement